AKTUALITET /

Kryemadhi dhe e ëma njihen me akuzat nga SPAK: Mamin e akuzojnë se më ndihmoi për pastrim parash

Shkruar nga Versus

Kryemadhi dhe e ëma njihen me akuzat nga SPAK: Mamin e akuzojnë se

Monika Kryemadhi dhe nëna e saj Fatime Kryemadhi u paraqitën sot në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzat që rëndojnë ndaj tyre lidhur me dosjen hetimore për të cilën mbahet i paraburgosur që prej tetorit të 2024-ës.

Kryemadhi pati batuta me gazetarët, ndërsa informoi se ndaj saj rëndojnë akuzat për veprat penale: pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndërsa për nënën e saj Fatime Kryemadhi u shpreh se SPAK e akuzon se e ka ndihmuar atë për të pastruar paratë.

Pjesë nga deklarata e Kryemadhit:

S’kam punë me qelitë e burgut, më thanë në SPAK se duhet ta bëjmë detyrim paraqitje çdo javë se ti na flet për filmin.  Po ca komenti, mor asnjë gjë skam. Firmosa ato fletët që jam dakord.

Ato ende nuk i kanë bërë gati fashikujt sepse vetëm një portal ka 3 fashikuj. Me përjashtim të letërporosive që nuk besoj se janë shumë. Kartat e kreditit të kalamajve dhe të miat, kafja sanduiçi, bileta autobusi e këto. Përveç analizës financiare times që prej viteve ’90 e deri tani është 8 mijë faqe. Po aq ka edhe nëna time. Do t’i seleksionojmë, se s’do merremi me portalet dhe komentet e patronazhistëve atje.

Mamaja ime akuzohet se ka blerë shtëpinë e vetë dhe pretendohet se e ka bërë me paratë që i kam dhënë unë. E akuzojnë për pastruese, pastrim parash. Versus.al

Poll