Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK për t’u njohur me aktet hetimore pasi Prokuroria e Posaçme njoftoi përfundimin e hetimeve të dosjes në ngarkim të saj, Ilir Metës, Fatime Kryemadhit dhe dy të pandehurve të tjerë.
Në deklaratën e dhënë për SPAK, ajo pati më së shumti batuta për gazetarët teksa e konsideroi procesin si një “lojë” nga prokurorët dhe një hakmarrje ndaj saj për denoncimin e aferës së incneratorëve.
Mes të tjerash foli edhe për paraqitjen e nënës së saj, Fatime Kryemadhi në SPAK duke ironizuar faktin që gazetarët e kishin filmuar.
Monika Kryemadhi: Mamin tim ma kishit nxjerrë shumë bukur dje, pavarësisht se… Kam ardhur sot t’ju them që mos e fusni në skaner se i çekuilibron rrahjet e zemrës.
Dje e kishit ruajtur gjithë kohës, ju falendroj shumë që ishit kujdesur për të.
I kishit ngjarë komplet zonja Kryemadhi
Është më snapjer se unë ajo, se unë i kam ngjarë babit. Babai im i shkretë është përjashtuar 4 herë nga partia, 5 herë ëshyë pranuar në parti se ishte llafazan si puna ime.
I shante njerëzit, u thoshte të vërtetat në sy.
-Në fund fitoi?
Çfarë fitoi mi ka vdekur, është harruar
Më herët gjatë ditës së sotme, Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës i kërkoi SPAK-ut disa ditë kohë që të paraqitej për të marrë aktet hetimore të dosjes ndaj ish-presidentit me argumentin se ndodhej jashtë shtetit për pushime. Versus.al







