
Në policinë e Shtetit janë bërë ndryshime në nivel drejtuesish. Vilson Bala i cili deri më tani ka drejtuar policinë e Durrësit, është emëruar drejtor i drejtorisë vendore të policisë së Korçës.
Afrim Tafa është caktuar përkohësisht drejtor i drejtorisë vendore në Durrës. Ndërsa Islor Islami është caktuar përkohësisht drejtor i drejtorisë vendore në Lezhë.
Mësohet gjithashtu se drejtorit të DVP Elbasan, drejtues Fatmir Hoxha, për rezultatet e larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në DVP Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda i ka revokuar dorëheqjen e tij, dhe për këtë fakt do të vijojë në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Versus.al

