
Greqi- Dy shqiptarë, babë e bir janë arrestuar nga policia e Selanikut nën dyshimin e shitjes së lëndëve narkotike në lokalin që kishin në pronësi. Sipas mediave vendase, kokaina shitej në kafenenë që baba e bir menaxhonin së bashku.
Të arrestuarit janë 60 dhe 33 vjeç. Gjatë kontrollit në lokalin e tyre u gjetën dhjetë pako me kokainë, me peshë 10.49 gramë, të fshehura në mur dhe të mbuluar me një pllakë. Versus.al

