AKTUALITET /

Kthyen në ‘fole prostit*cioni’ banesën e marrë me qira, në kërkim 2 gratë kineze në Durrës

Shkruar nga Versus

Kthyen në ‘fole prostit*cioni’ banesën e marrë me

Durrës- Një rrjet prostitucioni është goditur nga policia e qytetit bregdetar së fundmi.

Pas hetimeve, u zbulua se dy gra kineze kishin marrë me qira një apartament në Durrës të cilin e përdornin për të organizuar veprimtarinë e paligjshme të prostitucionit.

Për pasojë janë shpallur në kërkim kinezet L. L., 38 vjeçe dhe D. Zh., 46 vjeçe të cilat shfrytëzonin për prostitucion 2 bashkëatdhetaret e tyre L. L., 42 vjeçe dhe L. Y., 35 vjeçe ndaj të cilave ka nisur procedimi penal.

Gjithashtu ka nisur procedimi penal edhe për 5 persona të tjerë të cilët janë kapur në apartament në momentin e ndërhyrjes së policisë. Në dhjetor u zhvillua një tjetër operacion në Durrës ku sërish u zbuluan shtetase kineze të përfshira në veprimtarinë kriminale të ushtrimit të prostitucionit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: