AKTUALITET /

Kujdes me ne! Ndërtimet pa leje në bjeshkë, banorët e Tropojës thirrje policisë: Ndaloni arrestimet ose do ngrihemi në protesta

Një pjesë e Bjeshkëve është shpallur zonë e mbrojtur, dhe kontrollet kanë konstatuar disa ndërtime me gurë dhe dru, kryesisht nga banorë vendas apo emigrantë që kthehen çdo verë për të ngritur shtëpi alpine.

Shkruar nga Versus
Kujdes me ne! Ndërtimet pa leje në bjeshkë, banorët e
Një shtëpi guri e sekuestruara nga Policia ne Bjeshket e Tropojës

Banorët e Tropojës i kanë bërë thirrje shefit të Komisariatit të Policisë në Bajram Curri që të ndalojë shoqërimet dhe arrestimet e personave që po ndërtojnë stane dhe shtëpi verore në zonën e Bjeshkëve. Ata paralajmërojnë se nëse situata vijon, do të ngrihen në protesta.

Gjatë javës së fundit, shërbimet e Policisë së Tropojës, në varësi të Drejtorisë Vendore të Kukësit, kanë zhvilluar kontrolle intensive në zonë.

Një pjesë e Bjeshkëve është shpallur zonë e mbrojtur, dhe kontrollet kanë konstatuar disa ndërtime me gurë dhe dru, kryesisht nga banorë vendas apo emigrantë që kthehen çdo verë për të ngritur shtëpi alpine.

Banorët, përmes rrjeteve sociale, e kanë cilësuar këtë veprim si të paligjshëm, duke theksuar se paratë e fituara me mund jashtë vendit nuk mund të ndalen “me forcën e uniformës”.

Ata kanë paralajmëruar autoritetet që “të bëjnë kujdes me tropojanët” dhe i kanë kërkuar personalisht shefit të Komisariatit të distancohet nga veprimet që ata i konsiderojnë presion dhe ndërhyrje të pajustifikuara në Bjeshkë./Versus.al

Poll