AKTUALITET /

Kujdes! Tjetër mashtrim me kartat e bankës, policia: Mos dërgoni para në faqe interneti të pasigurta

Shkruar nga Versus

Kujdes! Tjetër mashtrim me kartat e bankës, policia: Mos dërgoni

Policia e shtetit ka ngritur alarmin mbi një tjetër mashtrim që po qarkullon në rrjetet sociale lidhur me kartat bankare. në njoftimin e shpërndarë bëhet thirrje që qytetarët të kenë kujdes nga mashtrimet që lidhen me oferta të rreme për kredi online.

Për të mos rënë pre e një skeme të tillë, policia u kërkon qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar me pagesat online dhe të mos kryejnë pagesa bankare në faqe interneti të pasigurta. 

Policia e Shtetit këshillon qytetarët që:

Të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos dërgojnë para, të dhëna bankare apo dokumente personale te persona të paidentifikuar apo faqe interneti të pasigurta.

Përpara se të aplikojnë për kredi pranë institucioneve financiare, të verifikojnë gjithmonë informacionin.

Të komunikojnë drejtpërdrejt me personelin bankar, duke përdorur vetëm kontaktet zyrtare të publikuara në faqet zyrtare të bankave përkatëse, veçanërisht në rastet kur nuk kanë mundësi të paraqiten fizikisht në degët bankare.

Gjithashtu ftohen të gjithë personat që çdo tentativë mashtrimi ta denoncojnë menjëherë në polici. Versus.al

 

Poll