
Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, ka bllokuar mbi 3130 pajisje elektronike të llojeve dhe markave të ndryshme , mbi dyshimin e falsifikimit apo tregtimit pa autorizimet përkatëse. Mes pajisjeve të bllokuara vërehen televizorë, laptopë, telefonë e pajisje të ndryshme elektroshtëpiake.
Strukturat doganore po vijojnë me të gjitha procedurat ligjore për verifikimin dhe hetimin e rastit , në kuadër të angazhimit të pandërprerë kundër hyrjes dhe tregtimit në vend të produkteve të falsifikuara.
''Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet në gatishmëri të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit''- thuhet në njoftimin e autoriteteve doganore të cilat deklarojnë se nuk do të tolerohet asnjë subjekt që tregton pa autorizimet e duhura. Versus.al

