AKTUALITET /

Maduro fajëson mafian shqiptare në Ekuador për “sabotimin” e zgjedhjeve: Vendosën bomba në Venezuelë!

Maduro tregoi se mafia shqiptare dërgoi mercenarë të dyshuar në Venezuelë pas vizitës në prill në Ekuador të biznesmenit dhe ish-oficerit ushtarak amerikan Erik Prince,

Shkruar nga Versus

Maduro fajëson mafian shqiptare në Ekuador për

Presidenti Nicolas Maduro, ka fajësuar mafian shqiptare në Ekuador me një plan për të “sabotuar” zgjedhjet rajonale dhe legjislative të së dielës së ardhshme në Venezuelë, raportojnë mediat e Amerikës Jugore.

“Tani janë ndaluar 38 mercenarë të rinj. Mafia shqiptare që sundon Ekuadorin dërgoi disa nga mercenarët e saj të trajnuar për të vendosur bomba në Venezuelë. Ne i kemi kapur ata. Tre nga telefonat e tyre u sekuestruan”, tha ai në një takim me komandën e lartë ushtarake të transmetuar në Televizionin Shtetëror Venezuelian (VTV).

Maduro tregoi se mafia shqiptare dërgoi mercenarë të dyshuar në Venezuelë pas vizitës në prill në Ekuador të biznesmenit dhe ish-oficerit ushtarak amerikan Erik Prince, themeluesit të kompanisë private Blackwater, tani të quajtur Academi, i cili i ofroi administratës së Daniel Noboas mundësinë për të ofruar trajnime sigurie për policinë dhe forcat e armatosura.

“Nëse Erik Prince është atje, perandoria amerikane është atje”, tha presidenti venezuelian.

Maduro tha se përballë atyre që duan “dhunë, sabotim, shpërthime dhe plumba“, votimi duhet të mbahet të dielën e ardhshme për “paqe, stabilitet dhe si shembull të sovranitetit kombëtar kundër mafies së drogës ekuadoriane, shqiptare, kolumbiane dhe imperialiste”.

Poll