AKTUALITET /

“Magjistari” i arratisjeve, këto janë mjetet që përdori Taulant Toma për të ikur nga burgu

Shkruar nga Versus

“Magjistari” i arratisjeve, këto janë mjetet që

Policia italiane, ka zbuluar pajisjet që ka përdorur 41-vjeçari, Taulant Toma për tu arratisur nga burgu i Operas në Milano.

Pinca, sharrë, darë dhe çarçafë, janë mjetet që ka përdorur 41 vjeçari shqiptar për të ikur nga burgu ku duhet të vuante dënimin për grabitje deri në vitin 2048.

Sipas autoriteteve italiane, kjo është arratisja e tij e katërt nga burgu. Arratisja e tij e fundit, ndodhi në vitin 2013, kur ai dhe një burrë tjetër arritën të arratiseshin nga burgu i Parmës. Policia ka ngritur postblloqe në të gjitha zonat kyçe për kapjen e Taulant Tomës, por ekziston frika se mund të jetë larguar në zona të tjera.

Ende nuk dihet se si ia doli të kalonte murin e lartë rrethues të burgut 6 metra të lartë, dhe as nëse ka pasur ndihmën e ndonjë bashkëpunëtori jashtë./Versus.al

“Magjistari” i arratisjeve, këto janë mjetet që

“Magjistari” i arratisjeve, këto janë mjetet që

“Magjistari” i arratisjeve, këto janë mjetet që

Poll