AKTUALITET /

Makina del nga rruga dhe bie nga ura e Spatharit , shpëtojnë për mrekulli 3 personat që ndodheshin në mjet

Sipas informacioneve paraprake, në mjet ndodheshin tre persona, të cilët janë nxjerrë nga automjeti pas ndërhyrjes së shpejtë dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Shkruar nga Versus
Makina del nga rruga dhe bie nga ura e Spatharit , shpëtojnë për
Pamje nga vendngjarja

Një automjet ka rënë në ujë pak momente më parë në urën e Spatharit, në aksin rrugor Shkodër–Vau Dejës.

Sipas informacioneve paraprake, në mjet ndodheshin tre persona, të cilët janë nxjerrë nga automjeti pas ndërhyrjes së shpejtë dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Raportohet se të tre personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe nxjerrjen e mjetit nga uji./Versus.al

Poll