AKTUALITET /

Masa të veçanta të Policisë për protesten e opozitës para Kryeministrisë

Bllokime të rrugëve dhe devijime të qarkullimit, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes dhe mirëkuptim

Shkruar nga Versus

Masa të veçanta të Policisë për protesten e

Policia e Shtetit ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit që pritet të zhvillohet sot në orën 18:00, përpara Kryeministrisë në Tiranë.

Në zbatim të ligjit “Për tubimet”, autoritetet kanë vendosur kufizime në qarkullimin e automjeteve në disa akse kryesore të kryeqytetit. Konkretisht:

- Nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, bllokohet Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

- Nga ora 15:00 e në vijim, qarkullimi kufizohet edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Autoritetet paralajmërojnë se, në varësi të situatës dhe zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të tjera edhe në akse të tjera rrugore.

Për të shmangur bllokimet, policia ka parashikuar devijimin e qarkullimit në rrugë alternative dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë sinjalizimin e punonjësve të rendit.

Policia e Shtetit apelon gjithashtu që qytetarët të ruajnë distancën, të mos ndërhyjnë në rrugë të bllokuara dhe të shmangin çdo veprim që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike gjatë zhvillimit të tubimit.

Poll