AKTUALITET /

Masakra e kuajve në Shqipëri vijon: Shënjestrohen sërish kuajt e guidave turistike

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në komunitet, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare. Rasti hedh dritë mbi problemet e sigurisë dhe mungesën e kontrollit në sektorin e turizmit malor.

Shkruar nga Versus

 

Masakra e kuajve në Shqipëri vijon: Shënjestrohen sërish

Vrasjet e kuajve në Shqipëri vijojnë të tronditin komunitetin, ndërsa burime bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme janë vrarë edhe tre mushka të tjera. Ngjarja lidhet me konkurrencën e ashpër mes operatorëve të guidave turistike në zonë.

Sipas informacioneve, i dyshuari kryesor për ngjarjen është Selfo Merkua. Ai dyshohet se ka pasur konflikte me pronarin e dëmtuar, Fon Konomi, i cili zotëron rreth 30 kuaj dhe mushka për shërbime turistike. Konomi raportohet se i ka marrë një pjesë të tregut konkurrentëve, çka mund të ketë nxitur tensionet.

Bilanci i deritanishëm është shqetësues: 7 kafshë të plagosura dhe 5 të ngordhura (të vrara). Frika se mund të ndodhin edhe sulme të tjera mbetet e lartë.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në komunitet, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare. Rasti hedh dritë mbi problemet e sigurisë dhe mungesën e kontrollit në sektorin e turizmit malor.

Vijon historia e errët e kuajve në vend, e cila duket se është larg përfundimit. /Versus.al

Poll