Ditën e sotme, Gjykata e Lartë rrëzoi sërish kërkesën e Arben Meskutit për ndryshimin e masës së sigurisë dhe heqjen e sekuestros ndaj pasurive të këtij të fundit.
Meskuti i cili u arrestua për dosjen e mashtrimit me mikrokredi akuzohet se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes mikrokredive. Ai rezulton të jetë pronar i disa prej shoqërive që ngritën skemën piramidale që solli edhe vetëflijimim para SPAK-ut.
Hetimi zyrtar për skemën e mashtrimit me mikrokreditë nisi në shkurt të vitit 2020 nga prokuroria e Tiranës, pas një kallëzimi që u bë nga Ministria e Drejtësisë, ku organi i akuzës zbuloi se 5 shoqëritë Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.
Më pas prokuroria e Tiranës në dhjetor të vitit 2024 shpalli moskompetencë duke ia kaluar çështjen për hetim SPAK-ut. Versus.al







