AKTUALITET /

Mashtroi qytetarët duke u marrë para pa u kryer punë, dërgohet për gjykim gruaja që shtirej si avokate

Tetë persona kanë rënë pre e skemës së mnashtrimit në Lushnje e Fier.

Shkruar nga Versus

Mashtroi qytetarët duke u marrë para pa u kryer punë,

Fier- Një rast mashtrimi u zbulua pak kohë më parë ku u mësua se një grua kishte arritur t’u merrte qytetarëve shuma të ndryshme monetare duke u përfaqësuar si avokate dhe duke u premtuar zgjidhjen e çështjeve të ndryshme ligjore e gjyqësore përfshirë legalizimin e pronave, procedurat e pensionit apo çështjes e pronësisë.

Prokuroria ka njoftuar përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim për të pandehurën K.K e cila u ka marrë paratë qytetarëve pa u kryer asnjë prej shërbimeve të premtuara. Në total 8 persona rezultojnë të jenë mashtruar nga e pandehura në zonën e Lushnjës dhe Fierit.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu se e pandehura ka kryer veprime në dukje të një përfaqësimi ligjor në një kohë kur nuk kishte status aktiv për ushtrimin e profesionit të avokatit, si dhe ka përfituar të ardhura nga ky aktivitet pa i deklaruar ato pranë organeve tatimore. Nga të dhënat e administruara, rezulton se për disa vite ajo ka ushtruar aktivitet ekonomik faktik, ndërkohë që figuronte me status pasiv në regjistrat tatimorë, duke mos deklaruar të ardhurat e përfituara dhe duke shmangur detyrimet përkatëse tatimore.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që prekin pasurinë dhe të drejtat ekonomike të subjekteve të dëmtuar. Versus.al

Tags:

fier mashtrim

Poll