Lushnjë- Një 57 vjeçar i identifikuar si Genci Seferi është arrestuar nga policia nën akuzën e mashtrimit dhe grabitjes së shumave monetare.
Ky person në bashkëpunim me 56 vjeçarin A.G i cili është shpallur në kërkim, mashtronin të moshuarit pranë postave sapo këta të fundit merrnin paratë e pensionit. Të dy përdornin situata të ndryshme në degët postare dhe më pas u vidhnin paratë pensionistëve.
E njëjta skemë është përdorur nga 57 vjeçari, në Lushnjë, Fier dhe Kavajë. Versus.al








