Ditën e djeshme u bë me dije se drejtoria vendore e agjencisë së kadastrës së Vlorës do të zhvendoset në Tiranë me urdhër të drejtoreshës së përgjithshme Lorena Goxhobelli.
Por kjo gjë ka hasur në kundërshtimin e 55 punonjësve të cilët nëpërmjet një peticioni nuk pranonin këtë zhvendosje. Kjo nismë e tyre mori mbështetje edhe nga zv.drejtori i agjencisë vendore të Kadastrës, Sokol Shehaj.
Burime bëjne me dije se zyrtari Shehaj është shkarkuar nga detyra dhe se ndaj 55 punonjësve të hipotekës së Vlorës po ushtrohet presion për përgatitjen e materialeve që do të dërgohen në Tiranë.
Punonjësit shprehen se kjo situatë ka krijuar pasiguri dhe tension, duke rrezikuar vazhdimësinë e punës së tyre në qytet. Versus.al



