AKTUALITET /

Mbi 1 milion automjete në Shqipëri, dominon importi i të përdorurave

Shkruar nga Versus

Mbi 1 milion automjete në Shqipëri, dominon importi i të

Importi i automjeteve në vendin tonë po rritet me shpejtësi, sidomos për autoveturat.

Por të dhënat e fundit zyrtare nga INSTAT tregojnë se, rritja importeve po shkon më së shumti për të përdorurat se sa për të rejat, një sinjal jo i mirë për ndotjen në mjedis.

Edhe pse importi i makinave elektrike po rritet, tregu dhe importet e reja dominohen nga automjetet e përdorura.

Në tremujorin e tretë 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë ishte 1.025.981. Numri total i mjeteve është rritur me 9,2%.

Regjistrimet e reja kanë shënuar rritje prej 1,6%. Në mjetet e regjistruara për herë të parë, Volkswagen mban vendin e parë me 19,8%, e ndjekur nga Mercedes Benz me 17,0%.

Ndër to, autoveturat përbëjnë 80,8% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga motorët me 6,0% dhe automjetet për transport të përzier me 5,9%.

Tirana zë peshën më të madhe me 34,7% të mjeteve gjithsej, ndjekur nga Durrësi me 13,6%.

Ndërkohë, Gjirokastra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët të mjeteve, përkatësisht me 2,2% dhe 2,4%.

Gjatë këtij tremujori janë regjistruar për herë të parë 26.614 mjete, nga të cilat 82,3% ishin autovetura. Sërish, qarku i Tiranës udhëheq me 39,5% të regjistrimeve të reja.

Në vendin tonë lejohet importi i autoveturave e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në shtet tjetër dhe të gjitha mjetet e tjera motorike me kilometër 0.

Mjetet motorike të tjera të përdorura si: Autobusë dhe Automjete për transport të p të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

Të dhënat tregojnë trendin rritës të mjeteve elektrike dhe ndikimin e tyre pozitiv në reduktimin e ndotjes, por ato janë ende të paktën në numër në krahasim me flotën e përgjithshme të mjeteve të regjistruara në vendin tonë./Monitor

Mbi 1 milion automjete në Shqipëri, dominon importi i të

Poll