POLITIKË /

Pakt i fshehur mes Berishës dhe Ramës? Deputeti ngre alarmin: PS e PD bashkë për të prekur Kushtetutën dhe SPAK-un

Sipas deputetit Erald Kapri, Berisha ka interes të ruajë monopolin e opozitës, ndërsa Rama kërkon të mbajë pushtetin.

Shkruar nga Versus
Pakt i fshehur mes Berishës dhe Ramës? Deputeti ngre alarmin: PS e PD
Sali Berisha, Edi Rama

Një deklaratë e Ramës për zvogëlimin e numrit të deputetëve e cila më pas u komentua nga Berisha i cili nuk e hodhi poshtë, ka ngritur shqetësimin se dy partitë e mëdha po futen në negociata për ndryshimin e Kushtetutës.

Këtë shqetësim e shprehu edhe Erald Kapri, deputeti i Partisë Mundësia gjatë një intervistë ditën e djeshme për Neës24. Ai tha se sinjalet e bashkëpunimit PS-PD janë të dukshme duke parë se çfarë ndodhi gjatë fushatës elektorale për bashkinë e Tiranës para se Kushtetuesja të pezullonte datën e zgjedhjeve.

"Një nga sinjalet është që PD dhe PS mund të bëhen bashkë për ta prekur reformën në drejtësi, ose shumë element që kanë të bëjnë me SPAK. Nuk duam të bëjmë opozitën e opozitës. Në një moment tepër të vështirë kur ne hodhëm idenë për të patur një kandidat jo politik në Tiranë dhe për herë të parë opozita u bë bashkë, ndaj u bë kjo ndërhyrja në Kushtetuese pasi gjërat nuk janë të rastësishme.

Si ka mundësi, kur ti ke nisur fushatën elektorale bëhesh bashkë me Ramën, për ndryshimet kushtetuese, për të zvogëluar parlamentin. Pra ne jemi armiqtë, ne partitë e reja. Pse senati do të zgjidhë problemet e shqiptarëve? Si ka mundësi bëhesh bashkë me kundërshtarin tënd politik. Të dy kanë interes, njëri të ruajë pushtetin, tjetri të ruajë monopolin e opozitës pasi janë të pafuqishëm për të mundur Ramën"- u shpreh Kapri. Versus.al

Poll