Tre prokurorë të posaçëm ishin të pranishëm në Kuvend ku mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve ku do të vendoset nëse çështja për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku do të kalojë për votim në Kuvend ose jo.
Të pranishëm në mbledhje janë prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko si dhe kryeprokurori i posaçëm, Klodian Braho i cili sot merr zyrtarisht detyrën si kreu i ri i SPAK-ut.
Mbledhja nisi në orën 10:30, ndërsa ka patur debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës e cila kërkon që materialet në USB për Ballukun t'u jepen atyre. Socialistët e kundërshtojnë këtë kërkesë duke propozuar që ata të njihen me provat në USB vetëm duke i dëgjuar në sallë. Versus.al

