
Është mbyllur pas 2 orësh protesta e 40-të kundër qeverisë.
Pas fjalimeve të mbajtura nga aktivistë e qytetarë përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin simbolik në rrugët e Tiranës.
Ndalesat e tyre kanë qenë para institucioneve si Bashkia e Tiranës duke hedhur në kor parulla kundër eksponentëve të PS që sot ndodhen në qeli për akuza të shpërdorimit të detyrës e korrupsion.
Në fjalimet e mbajtura gjatë mbrëmjes së sotme, protestuesit bënë apel për bojkotim të koncertit të Kanye Ëest, për të cilën qeveria do të shpenzojë 4 mln euro./Versus.al

