AKTUALITET /

"Më ke shkatërruar jetën" / Shqiptari vr*t me kosore ish-gruan e partnerin e saj në Itali

Ngjarja e rëndë në provincën e Astit trondit komunitetin lokal, ku një burrë dyshohet se kreu dy vrasje për motive xhelozie para se të vetëvritej.

Shkruar nga Versus

"Më ke shkatërruar jetën" / Shqiptari vr*t me kosore

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin e vogël Cossombrato, në provincën e Astit, Itali, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij dhe partnerin e saj të ri, përpara se të vetëvritej.

I dyshuari, i identifikuar si Astrit Koni, 59 vjeç, i njohur në zonë edhe si Arturo, dyshohet se ka kryer aktin e rëndë në një moment të shtyrë nga xhelozia. Viktima femër është identifikuar si Drita Koni. Të dy ishin me origjinë shqiptare dhe kishin jetuar në Itali prej rreth 20 vitesh.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, burri kishte tentuar disa herë të rifillonte marrëdhënien me ish-bashkëshorten, por ajo kishte refuzuar dhe kishte nisur një lidhje të re. I shtyrë nga xhelozia, ai ka marrë një kosore – mjet pune që e përdorte shpesh – dhe ka goditur të dy viktimat. Trupat e pajetë u gjetën në një fushë pranë Cossombratos.

Pas krimit, autori është drejtuar drejt kalasë së Cossombratos, një vend i njohur për të pasi punonte aty si kopshtar. Duke përdorur çelësat që kishte në dispozicion, ai ka hyrë në kullën mesjetare pa ngjallur dyshime dhe më pas është hedhur në boshllëk, duke i dhënë fund jetës.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin lokal, ku shumë banorë e përshkruanin atë si një punëtor të qetë dhe të palodhur. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht dinamikën e kësaj tragjedie të rëndë.

 

 

 

 

 

Poll