
Prej muajsh, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, me çdo lëvizje të tyre që analizohet deri në detaje. Shkëndija?
Afërsia e përfolur mes tyre, që shumëkush e lexoi si diçka më tepër sesa një bashkëpunim i thjeshtë muzikor.
Por kur dukej se situata po merrte një kthesë tjetër, rrjeti shpërtheu sërish. Vendimi i papritur i Xhensilës për t’u shkëputur nga menaxhimi i Faton Shoshi ndezi menjëherë aludimet: a po reflektohej kjo edhe në raportin e saj me Ledrin, i cili vijon të jetë pjesë e të njëjtit ekip?
Teksa fansat po “firmosnin” një ndarje të mundshme mes tyre, një postim i vetëm ndryshoi gjithçka. Xhensila publikoi në Instastory një video paralajmëruese për një performancë të përbashkët me Ledrin, duke lënë pak vend për interpretime: dyshja rikthehet bashkë në skenë shumë shpejt.

Një sinjal i qartë që, pavarësisht lëvizjeve në prapaskenë dhe dramave të menaxhmentit, kimia artistike mes tyre mbetet e paprekur.
Dhe nëse kishte ende dyshime… mesa duket, Ledri dhe Xhensila dinë si t’i mbajnë fansat gjithmonë në tension.

