
Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP 5” kanë arritur kulmin dhe duket se janë shpërndarë nga rrjetet sociale deri në qiellin e Tiranës, duke e kthyer kryeqytetin në një skenë të vërtetë spektakli.

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga shpallja e fituesit të këtij edicioni, mbështetësit e finalistëve kanë intensifikuar fushatat e tyre për të treguar fuqinë e tyre dhe për të bindur publikun.

Një moment i papritur dhe mjaft spektakolar është regjistruar sot mbi Tiranë, ku disa parashuta me motor kanë fluturuar mbi zonat kryesore të qytetit, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e qytetarëve dhe duke u bërë virale në rrjet.
Siç shihet edhe nga pamjet që po qarkullojnë, fluturimi është zhvilluar mbi disa nga pikat më ikonike të kryeqytetit, duke krijuar një atmosferë thuajse festive.

Por surpriza e vërtetë ishte mesazhi që ato mbanin: banderola të mëdha me foton e finalistit Miri, të shoqëruara me thirrjen “Voto Mirin”, në një përpjekje të hapur për të mobilizuar publikun në orët vendimtare të finales.

