AKTUALITET /

Miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit merr vendimin për të arrestuarit e “Bankers”

Avokati gjithashtu theksoi se çdo pretendim për fshehje të të ardhurave gjatë kohës që Çobo drejtonte kompaninë është shqyrtuar nga Gjykata e Arbitrazhit në Paris.

Shkruar nga Versus

 

Miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit merr vendimin për të

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për drejtuesit dhe punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum”, të arrestuar në kuadër të hetimeve për evazion fiskal dhe mashtrim me të ardhurat. Të pandehurit, të pranishëm në sallën e gjyqit, janë deklaruar të pafajshëm dhe kanë mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria e Fierit. Avokati i ish-administratorit Leonidha Çobo, Maksim Sota, u shpreh se prokuroria ka bërë një gabim të rëndë procedural, duke marrë në hetim klientin e tij për çështje që sipas tij janë trajtuar më parë nga e njëjta prokurori në vitet 2020–2021 dhe për të cilat është kërkuar pushimi i hetimeve.

Avokati gjithashtu theksoi se çdo pretendim për fshehje të të ardhurave gjatë kohës që Çobo drejtonte kompaninë është shqyrtuar nga Gjykata e Arbitrazhit në Paris. Sipas tij, vetë Çobo është ndjerë moralisht i goditur, pasi imazhi i tij po dëmtohet padrejtësisht.

Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata e Fierit ka lëshuar 14 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 9, ndërsa 5 shtetas kinezë janë ende në kërkim. Ndaj tyre rëndojnë disa akuza të rënda, përfshirë krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar, fshehjen e të ardhurave, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe moskryerjen e detyrave nga organet tatimore.

Arrestimet e fundit përfaqësojnë një kulm të përplasjes së gjatë mes kompanisë “Bankers Petroleum”, e cila menaxhohet nga investitorë kinezë, dhe shtetit shqiptar, me histori të tensionuara bashkëpunimi që shtrihen prej më shumë se dy dekadash. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. /Versus.al

Poll