Kinezi Xongping Xiao, CEO i kompanisë së naftës “Bankers Petroleum” në Fier dhe ish-administratori Leonidha Çobo kanë dalë sot para gjykatës së Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë pasi u arrestuan ditë më parë nën akuzën e evazionit fiskal me tatimet.
Me pranga në duar, Xiao shihet kur nxirret nga makina e policisë për t’u shoqëruar më pas drejt gjykatës së Fierit. Jashtë godinës shihen edhe shtetas të tjerë kinezë. Ditë më parë, policia zhvilloi një aksion të befasishëm në kompaninë e naftës duke lëshuar 14 masa sigurie, 9 prej të cilave u ekzekutuan ndërsa 5 persona të tjerë janë ende në kërkim.
Kompania e cila prej 2004-ës kishte koncesionin e naftëmbajtëses Patos-Marinës, dyshohet se pavarësisht miliardla lekëve fitimeve nga shitja dhe eksporti i naftës, deklaronte se kishte humbje duke përfituar kështu nga rimbursimi i TVSH dhe duke mos paguar asnjë tatim për shtetin shqiptar. Dëmi llogaritet në miliona euro për arkën e shtetit. Versus.al







