Live Updates /

14 urdhër-arreste tek “Bankers”, kompania “rropi” shtetin shqiptar për 20 vite! Mbi 530 mld lekë fitime, por deklaronte humbje

*Mbrëmjen e djeshme, policia zhvilloi një aksion në zyrat e kompanisë së naftës “Bankers Petroleum” në Fier ku ekzekutoi disa masa sigurie të lëshuara nga prokuroria ndaj drejtuesve dhe ish-drejtuesve të cilët dyshohet se kanë kryer mashtrime me tatimet dhe pastrim parash duke shpërdoruar detyrën. *Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, 9 prej të cilave janë ekzekutuar dhe 5 të tjerë janë ende në kërkim, kryesisht shtetas kinezë. Mes të arrestuarve është edhe ish-drejtori i përgjithshëm i kompanisë Leonidha Çobo dhe CEO aktual, kinezi Hongping Xiao. Gjithashtu edhe Ardit Kero, ish-“truri” financiar i skemës së ngritur me shmangien e detyrimeve tatimore. *Prokuroria nisi hetimet në dhjetor të vitit të kaluar pasi kompania kishte deklaruar mbi 11 miliardë lekë humbje, duke bërë kështu që të mos paguante detyrime tatimore dhe të përfitonte nga rimbursimi i TVSH-së së shtetit duke i shkaktuar buxhetit miliona euro dëm. *Hetimet zbuluan se ‘Bankers Petroleum’ ka kryer eksporte dhe shitje brenda e jashtë vendit duke kapur vlerën e mbi 530 miliardë lekëve duke nisur që prej vitit 2004 kur mori licensën e veprimit në vendin tonë si koncesion 25 vjeçar. *Që prej 2004-ës, shteti shqiptar nuk ka përfituar asnjë të ardhur nga veprimtaria e kësaj kompanie e cila përgjatë 20 viteve ka deklaruar vazhdimisht sikur ka dalë me humbje, ndërsa paratë e fituara nga nxjerrja dhe shitja e naftës i ka investuar në asete jashtë vendit tonë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Mbrëmjen e djeshme, policia zhvilloi një aksion në zyrat e kompanisë së naftës “Bankers Petroleum” në Fier ku ekzekutoi disa masa sigurie të lëshuara nga prokuroria ndaj drejtuesve dhe ish-drejtuesve të cilët dyshohet se kanë kryer mashtrime me tatimet dhe pastrim parash duke shpërdoruar detyrën. *Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, 9 prej të cilave janë ekzekutuar dhe 5 të tjerë janë ende në kërkim, kryesisht shtetas kinezë. Mes të arrestuarve është edhe ish-drejtori i përgjithshëm i kompanisë Leonidha Çobo dhe CEO aktual, kinezi Hongping Xiao. Gjithashtu edhe Ardit Kero, ish-“truri” financiar i skemës së ngritur me shmangien e detyrimeve tatimore. *Prokuroria nisi hetimet në dhjetor të vitit të kaluar pasi kompania kishte deklaruar mbi 11 miliardë lekë humbje, duke bërë kështu që të mos paguante detyrime tatimore dhe të përfitonte nga rimbursimi i TVSH-së së shtetit duke i shkaktuar buxhetit miliona euro dëm. *Hetimet zbuluan se ‘Bankers Petroleum’ ka kryer eksporte dhe shitje brenda e jashtë vendit duke kapur vlerën e mbi 530 miliardë lekëve duke nisur që prej vitit 2004 kur mori licensën e veprimit në vendin tonë si koncesion 25 vjeçar. *Që prej 2004-ës, shteti shqiptar nuk ka përfituar asnjë të ardhur nga veprimtaria e kësaj kompanie e cila përgjatë 20 viteve ka deklaruar vazhdimisht sikur ka dalë me humbje, ndërsa paratë e fituara nga nxjerrja dhe shitja e naftës i ka investuar në asete jashtë vendit tonë.

3 Postime
11 ORE ME PARE

“Për 20 vite shiti 532 mld lekë naftë, por deklaronte humbje”, prokuroria: Bankers shmangu tatimet dhe pastroi para

14 urdhër-arreste tek “Bankers”, kompania “rropi”
Të arrestuar, ish-drejtori Leonidha Çobo dhe drejtori aktual kinez Hongping Xiao

Prokuroria e Fierit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në zyrat e komapanisë së naftës “Bankers Petroleum” në Patos-Marinza.

Nën dyshimin për mashtrim me shmangien e tatimeve për 20 vite me radhë, janë lëshuar 14 masa sigurie prej të cilave janë ekzekutuar 9, ndërsa janë në kërkim edhe 5 persona të tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve kinezë.

Prokuroria njofton se hetimet nisën në dhjetor të vitit të kaluar pasi drejtoria e tatimeve referoi një kallëzim ndaj kësaj kompanie nën dyshimin se po shmangte detyrimet tatimore duke i shkaktuar një dëm të madh buxhetit të shtetit. Mes të arrestuarve janë drejtori aktual i kompanisë, kinezi Xinping Xiao, ish-drejtori Leonidha Çobo dhe ish-drejtori i Financës Ardit Kero.

“Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fuer dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të kompanisë si dhe në banesa private, nga ku janë sekuestruar sende që i përkasin veprave penale dhe u ekzekutuan 9 (nëntë) masa sigurimi personal me karakter shtrëngues, ndaj Administratorit aktual të shoqërisë H.X, ish- administratorit të kompanisë të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, L.Ç, si dhe ndaj disa shtetasve të tjerë L.Ë, A.K, K.Xh, D.G, M.Th, M.I dhe E.A, me pozicione drejtuese në këtë kompani. Ndërsa u shpallën në kërkim 5 (pesë) shtetas, kryesisht të huaj. Ndërhyrja në këtë fazë të hetimit, lidhet me rrezikun e prishjes së provave, ndërprerjen e mëtejshme të aktivitetit kriminal dhe shmangien e rrezikut të ikjes”- njofton prokuroria.

Në arsyetimin e dhënë nga organi i akuzës pretendohet se që prej vitit 2004 që kjo kompani ushtron veprimtarinë e saj e deri në vitin 2024, ka dalë me humbje duke bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur nga ky aktivitet pavarësisht se përrlogaritet tregojën që ka eksportuar dhe shitur brenda vendit 532 miliardë lekë naftë.

Skema e ndjekur ka qenë deklarimi i shpenzimeve shumë më të larta, duke bashkëpunuar edhe me kontraktorët e tjerë në mënyrë që kompania jo vetëm që të mos paguante tatime, por edhe të përfitonte nga rimbursimi i TVSH-së, duke i shkaktuar shtetit shqiptar miliona euro dëm ekonomik.

“Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro”- shtohet më tej.

Hetimet janë ende në vijim pasi dyshohet se janë përdorur skema të ndryshme mashtrimi për TVSH-në dhe janë përfshirë edhe shumë persona dhe individë të tjerë. Versus.al

14 ORE ME PARE

Bastisja tek "Bankers Petroleum" vë në pranga edhe ish-burrin e Arbana Osmanin! Dyshohet si "truri" i evazionit fiskal

14 urdhër-arreste tek “Bankers”, kompania “rropi”

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga policia e Fierit në kompaninë e naftës “Bankers Petroleum” mësohet se mes të arrestuarve është edhe Ardit Kero, i njohur për martesën e tij të mëparshme me moderatoren e njohur Arbana Osmani.

Kero mësohet se ka qenë ish-drejtues i financës gjatë periudhës për të cilën përflitet për borxhin miliona eurosh dhe detyrimet fiskale të papaguara të Bankers ndaj shtetit shqiptar.

Ardit Kero është i dyshuar si personi kyç në skemën e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave që dyshohet se janë kryer nga kjo kompani. Versus.al

14 ORE ME PARE

Aksion tek "Bankers Petroleum" në Fier, 10 të arrestuar, mes tyre edhe CEO kinez! Dyshime për evazion dhjetëra mln euro

14 urdhër-arreste tek “Bankers”, kompania “rropi”
Ish-drejtori i përgjithshëm Leonidha Çobo dhe drejtori aktual kinez Hongping Xiao

Prej vitesh emri i kompanisë së naftës “Bankers Petroleum” është përfolur në skandale të mëdha dhe abuzimin e burimeve natyrore të vendit dhe shmangien e detyrimeve tatimore për shtetin shqiptar. Por vetëm së fundmi, autoritetet duket se kanë vendosur të ndërmarrin veprime ndaj shkeljeve të dyshuara të kryera nga kjo kompani.

Mbrëmjen e djeshme, inspektorë të tatimeve dhe efektivë policie u shfaqën në zyrat e kompanisë në Fier ku mësohet se kanë arrestuar drejtuesin e saj kinez Hongping Xiao, ish-drejtorin e përgjithshëm Leonidha Çobo dhe disa drejtues të tjerë të niveleve të larta. Raportohet se numri i të arrestuarve shkon në 10 persona, 4 prej të cilëve u është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie”. Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe 4 kinezë të emëruar nga kompania mëmë e Bankers Petroleum që është e regjistruar “offshore” në ishujt Cayman dhe Hong Kong. Ky fakt e bën të vështirë gjurmimin e pronarëve përfitues nga nxjerrja e burimeve natyrore shqiptare.

Dyshimet ndaj kompanisë

Hetimet e nisura në dy vitet e fundit mësohet se kanë nxjerrë zbuluar skemën e evazionit fiskal të ndjekur nga kompania në zonën naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Dyshohet se përmes faturave fiktive, fryrjes së investimeve dhe shmangies së detyrimeve tatimore, është shkaktuar një dëm i madh ekonomik për shtetin shqiptar. Dhjetëra milionë euro që duhet të ishin paguar si taksa, janë shmangur nga pronarët e kompanisë përmes këtyre skemave fiktive duke i përdorur më pas paratë për blerje të pasurive luksoze dhe transaksione të tjera jashtë vendit.

Përplasjet e Bankers me shtetin shqiptar

Marrëveshja me kompaninë “Bankers Petroleum” e cila zotërohej fillimisht nga kanadezë, u firmos në vitin 2004 nga qeveria shqiptare që asokohe drejtohej nga Fatos Nano. Bankers mori në përdorim për 25 vite zonën naftëmbajtëse Patos-Marinzë e cila kishte potencial të madh të nxjerrjes së naftës.

Mosmarrëveshjet me kompaninë kishin nisur në vitin 2011-2012 kur AKBN (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore), nga një audit i kryer konstatoi se kompania kishte fryrë shpenzimet e deklaruara për investimet që po bënte, me qëllim që të dilte pa fitim dhe të shmangte tatimin.  AKBN në auditet e saj kishte konstatuar se Bankers Petrolium kishte raportuar vetëm humbje në bilancet e saj, vetëm për të mos paguar tatim fitimin në buxhetin e shtetit shqiptar.

“Rezultati i mosmarrëveshjes është se Bankers do të duhet t’ i kthejë Shqipërisë shuma për llogari të fushës naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo do të rrisë fitimet historike të fushës së naftës dhe do të çojë në pagesa të tatimit mbi fitimin ndaj shtetit”, saktësonte në njoftimin e saj, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërsa në qershor të vitit të kaluar, Shqipëria fitoi gjyqin në arbitrazhin ndërkombëtar me këtë kompani e cila kishte kërkuar t’i njiheshin shpenzime prej 236 milionë dollarësh.

Ndërkohë, autoritetet e policisë dhe prokurorisë së Fierit pritet të dalin me një njoftim zyrtar lidhur me rastin dhe aksionin e zhvilluar mbrëmë në zyrat e kompanisë ku hasën edhe rezistencë. Versus.al

Poll