AKTUALITET /

Pastronte paratë e vëllezërve Koçeku, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin nga Greqia

Shkruar nga Versus

Pastronte paratë e vëllezërve Koçeku, biznesmeni Ilir

Ilir Shtufi, biznesmeni i sektorit të ndërtimit i cili u arrestua në Greqi pak ditë më parë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në kuadër të goditjes së grupit të pastrimit të parave dhe trafikut të drogës, ka refuzuar ekstradimin nga vendi fqinj.

Autoritetet shqiptare nisën procedurat për ekstradimin e tij, ndërsa autoritetet greke po shqyrtojnë kërkesën në përputhje me legjislacionin dhe marrëveshjet ndërkombëtar të bashkëpunimit juridik.

Shtufi ka deklaruar se nuk dëshiron të ekstradohet, gjë që pritet të zgjasë procedurat për transportin e tij drejt Shqipërisë. Biznesmeni përmendej në dosje si personi që dyshohet se mbulonte paratë e ardhura nga aktiviteti i paligjshëm i Artur Koçekut, kreut të grupit të trafikut të drogës. Në operacionin e SPAK u lëshuan 20 masa sigurie, mes të cilëve figuronin më së shumti emra të njohur të botës së biznesit në Tiranë. Versus.al

Poll