AKTUALITET /

Ministria e Mbrojtjes thirrje urgjente banorëve për evakuim në Nartë, Gramsh dhe Delvinë

Banorëve u është bërë thirrje  të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta për të mbrojtur jetën dhe pronat e tyre.

Shkruar nga Versus

Ministria e Mbrojtjes thirrje urgjente banorëve për evakuim në

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një thirrje urgjente për banorët e zonave të Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve.

Banorëve u është bërë thirrje  të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta për të mbrojtur jetën dhe pronat e tyre.

Statusi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes: 

THIRRJE URGJENTE PËR EVAKUIM
Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri në vend, nga të cilat 24 mbeten aktive.

Mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, po punojnë në terren, me mbështetje nga ajri nga helikopterë në Gramsh, Delvinë e zona të tjera.

Situatat më problematike regjistrohen në Delvinë e Finiq, ku flakët kanë djegur shtëpi e ullishte, në Gramsh me një viktimë, në Tepelenë me dëme në stalla e bagëti, si dhe në disa vatra në Tiranë, Shkodër, Dibër e Korçë./Versus.al

Poll