
Leonidha Çobo, ish-administratori i kompanisë së naftës “Bankers Petroleum dhe CEO aktual (drejtues) kinez, Hongping Xiao kanë kërkuar informacion mbi hetimet 2 mujore dhe zëvendësim të masave të sigurisë ndaj tyre.
Dosja hetimore iu transferua për hetim Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pasi prokuroria e Fierit shpalli moskompetencë duke qenë se u vunë re elemente të veprave të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion.
Kompania naftënxjerrëse pavarësisht se kishte fituar mbi 530 miliardë lekë nga nxjerrja dhe shitja e naftës, sërish deklaronte se dilte me humbje duke mos paguar taksat përkatëse tek shteti shqiptar dhe duke marrë edhe rimbursim të TVSH. Evazioni fiskal për shtetin shqiptar përllogaritet në dhjetëra miliona euro.
Në Bankers Petroleum, prej 10 ditësh naftëtarët kanë hyrë në grevë urie duke kërkuar rritje pagash dhe kushte më të mira pune, gjë që nuk u është plotësuar nga kompania që drejtohet nga kinezët aktualisht. Versus.al


