AKTUALITET /

Momente ankthi në Zvërnec / Autobusi me nxënës del nga rruga, shmanget tragjedia

Rruga e ngushtë rrezikon përplasjen fatale, shtyllat e betonit ndalojnë autobusin, zjarrfikësit ndërhyjnë për evakuimin e nxënësve

Shkruar nga Versus

Momente ankthi në Zvërnec / Autobusi me nxënës del nga

Një incident i rrezikshëm është shënuar në rrugën që të çon drejt Manastirit të Zvërnecit, ku një autobus me nxënës shkolle ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të saj, duke shkaktuar momente paniku.

Sipas informacioneve paraprake, shkak dyshohet të ketë qenë ngushtësia e segmentit rrugor, e cila e ka bërë të pamundur shmangien mes mjeteve. Si pasojë, autobusi ka humbur drejtimin dhe ka rrëshqitur drejt anës së rrugës.


Fatmirësisht, një tragjedi e mundshme është shmangur në momentet e fundit, pasi disa shtylla betoni kanë ndaluar mjetin, duke mos lejuar përmbysjen e tij të plotë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për hapjen e derës së autobusit dhe evakuimin e sigurt të nxënësve. Deri më tani, raportohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa gjendja paraqitet e stabilizuar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit, ndërsa ngjarja rikthen edhe njëherë në vëmendje problematikat e sigurisë në rrugët e ngushta dhe të frekuentuara nga mjetet e transportit.

 

Poll