
Pak para finales së madhe të Big Brother VIP Albania, një deklaratë e Rogertit ka ndezur diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë, duke sjellë reagime të menjëhershme nga banorët e tjerë.
Gjatë një bisede në shtëpi, Rogerti kishte pranuar hapur ndjenjat e tij të dikurshme për Juelën, duke theksuar se, megjithëse ka pasur pëlqim, është frenuar për shkak se është i martuar.
Pasi këto deklarata u rikthyen në post Big Brother, Juela u shfaq e habitur, duke lënë të kuptohet se mund të jetë keqkuptuar situata.
Por Rogerti reagoi menjëherë, duke i kthyer përgjigje me ton ironik dhe pyetje retorike.
Juela: Nga klipi i fundit duket sikur kënga ime duket si dedikim për Rogertin… po ti pse u përlote?
Rogerti: Sepse ti sakrifikove.
Juela: Unë isha shumë e lumtur që ishe në finale.
Rogerti: Nuk më ke mbrojtur aq shumë sa duhej, Livia më ka mbrojtur më shumë.
Ledioni: Nëse nuk do të ishe i martuar a do të kishe pëlqim për Juelën?
Rogerti: Patjetër o vëlla, më ka bërë gruan xheloze. Ajo ka takuar gruan time dy herë në kafe.
Juela: Ai është shprehur gabimisht.
Rogerti: Kush është shprehur gabimisht moj?

