AKTUALITET /

EMRI/ Kërcënoi në grua dhe qëlloi me kallashnikon, policia e Fierit vë në pranga 52-vjeçarin

Sipas policisë, gjatë një debati për motive të dobëta, shtetasi Lavdrim Xhaferaj dyshohet se ka qëlluar me armë automatike dhe ka kanosur një grua, duke rrezikuar seriozisht jetën e saj.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Kërcënoi në grua dhe qëlloi me kallashnikon, policia e

Në Fier, një 52-vjeçar është vënë në pranga nga policia pas një konflikti që përfundoi me përdorim arme zjarri në fshatin Ferras të Divjakës.

Sipas policisë, gjatë një debati për motive të dobëta, shtetasi Lavdrim Xhaferaj dyshohet se ka qëlluar me armë automatike dhe ka kanosur një grua, duke rrezikuar seriozisht jetën e saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë kanë sekuestruar një sasi municioni luftarak, ndërsa arma e zjarrit nuk është gjetur ende dhe vijon puna për lokalizimin e saj.

Ndaj 52-vjeçarit rëndojnë akuzat për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak, kanosje dhe prishje të qetësisë publike. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll