Është publikuar fotoja e 39-vjeçarit Kreshnik Mujeci, i cili u vra sot në një atentat me armë zjarri në Lezhë, së bashku me bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi teksa ata po udhëtonin me automjetin tip “Audi Q7”.
Mujeci rezulton një emër i njohur për Policinë e Shtetit, pasi në të kaluarën është përfshirë në çështje të rënda penale së bashku me vëllezërit e tij, Lin dhe Jozef Mujeci. Ata janë akuzuar për vrasjen e Gegë Mëhillit, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016.
Sipas të dhënave hetimore, Kreshnik Mujeci është arrestuar në vitin 2017 si bashkëpunëtor në një vrasje të ndodhur në vitin 2016, ku një 47-vjeçar humbi jetën, ndërsa dyshohet se ka ndihmuar në organizimin e pritës ndaj viktimës.
Në atë kohë, Prokuroria e Shkodrës ka lëshuar urdhër ndalimi për veprat penale “vrasje me paramendim” në bashkëpunim dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Për këtë çështje, vijojnë ende procedurat ligjore, ndërsa një prej vëllezërve të tij ndodhet në burg./Versus.al


