Çfarë do të gjeni në brendësi
At*ntati me dy viktima në Balldre, flet kreu i Policisë Lezhë: Lajm i rëndë, mjeti u godit me breshëri plumbash gjatë lëvizjes
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, ka dhënë detaje lidhur me atentatin e rëndë ku humbën jetën Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.
Sipas Nasufit, automjeti tip “Audi Q7” me të cilin po udhëtonin viktimat është qëlluar me breshëri armësh zjarri gjatë lëvizjes.
Ai e ka cilësuar ngjarjen si shumë të rëndë, ndërsa ka konfirmuar se të dy personat kanë humbur jetën në vend.
Nasufi bëri me dije gjithashtu se nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht në terren për sigurimin e provave dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
“Është konstatuar se gjatë lëvizjes së një mjeti, ai është qëlluar me breshëri armësh. Mjekët kanë konfirmuar për humbjen e jetëve të dy personave, një burrë e një grua. Lajmi është shumë i rëndë. Nën drejtimin e prokurorit është ngritur grupi hetimor, po kryhen të gjitha veprimet operative në terren. Po punojmë intensivisht, po fiksojmë çdo provë në vendngjarje, me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e të gjithë dinamikës dhe zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë”, tha mes të tjerash Nasufi./Versus.al
Atent*ti në Balldren të Lezhës, viktima i arrestuar 9 vite më parë për vrasje

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në zonën e Balldrenit, në Lezhë, ku sipas informacioneve paraprake raportohet për dy persona të vrarë.
Viktimat janë një çift bashkëshortësh ndërsa burri është identifikuar si Kreshnik Mujeci, një 39 vjeçar nga zona e Torovicës në Lezhë.
Emri i Kreshnik Mujecit nuk është i panjohur për policinë. Ai rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale 10 vite më parë.
Ai u arrestua nga policia 9 vite më parë në bashkëpunim me vëllanë e tyre të tretë Jozef Mujeci, vranë me 6 tetor të 2016 Gegë Mëhilli i njohur edhe si Gent Mëhilli, apo Gent Pjetri.
Në momentin e arrestimit dy vëllezërit Mujeci u morën shtrati thuajse të zhveshur.
Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Shkodër- Velipojë, pranë vendit të njohur si Mali i Jushit.
Sipas policisë ai së bashku me vëllezërit e tij, i kishin prerë rrugën kamionit me të cilin Mëhilli transportonte miell.
Kur ai braktisi automjetin dhe tentoi të largohej përmes fushave, vëllezërit hapën zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Shkak për ngjarjen, ishte bërë një konflikt mes viktimës dhe vëllezërve./Versus.al
View this post on Instagram
Atentati me armë zjarri në Lezhë, identifikohet një prej viktimave (EMRI)

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur rreth orës 15:00 në zonën e Blladrës në Lezhë, ku një automjet tip “Audi” është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, makina ka marrë disa plumba, kryesisht në anën e majtë, në zonën e shoferit dhe pasagjerit, duke ngritur dyshime për një sulm të drejtpërdrejtë dhe të mirëorganizuar.
Dyshohet se si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën dy persona, burrë e grua. Njëri prej viktimave është identifikuar si Kreshnik Mujeci. Trupat e tyre ndodhen ende brenda automjetit.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes. Motivi i atentatit besohet të jetë hasmëria. /Versus.al
Pamje nga vendngjarja:
View this post on Instagram
Atentat në Balldren të Lezhës, qëllohet me breshëri plumbash drejt ‘Audi’-t! Viktima i arrestuar 9 vite më parë për vrasje!
Makina shoshë nga plumbat, detaje nga vr*sja në Lezhë, dyshohet se viktimat janë burrë e grua
Detaje të reja janë zbardhur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur rreth orës 15:00 në zonën e Blladrës në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë qartë se makina ka marrë disa plumba, kryesisht në anën e majtë, në zonën e shoferit dhe të pasagjerit, çka lë të kuptohet për një sulm të drejtpërdrejtë dhe të mirëorganizuar.
Dyshohet se si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën dy persona, burrë e grua.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e autorëve./Versus.al
Të shtëna me ar*ë zjarri në Balldren të Lezhës, dyshohet për 2 viktima
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në zonën e Balldrenit, në Lezhë, ku sipas informacioneve paraprake dyshohet për dy persona të vrarë.
Policia është nisur për në vendngjarje ndërkohë që ajo që raportohet është se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Audi”,
Hetimet po vijojnë për të zbardhur shkaqet dhe identitetin e personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.Versus.al

