
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur rreth orës 15:00 në zonën e Blladrës në Lezhë, ku një automjet tip “Audi” është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, makina ka marrë disa plumba, kryesisht në anën e majtë, në zonën e shoferit dhe pasagjerit, duke ngritur dyshime për një sulm të drejtpërdrejtë dhe të mirëorganizuar.
Dyshohet se si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën dy persona, burrë e grua. Njëri prej viktimave është identifikuar si Kreshnik Mujeci. Trupat e tyre ndodhen ende brenda automjetit.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes. Motivi i atentatit besohet të jetë hasmëria. /Versus.al
Pamje nga vendngjarja:
View this post on Instagram


