AKTUALITET /

Mori miliona euro nga fondet publike te AKSHI, Banka e Shqipërisë i heq licencën kompanisë së Beqirit

Shkruar nga Versus
Mori miliona euro nga fondet publike te AKSHI, Banka e Shqipërisë i
Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi, Ermal Beqiri

Biznesmeni i shpallur në kërkim nga SPAK për skandalin e AKSHI-t, ka marrë së fundmi një ‘goditje’ nga Banka e Shqipërisë e cila ka vendosur t’i shfuqizojë licensën kompanisë së tij Soft& Solution.

Vendimi erdhi publikimit të detajeve lidhur me skandalin ku është përfshirë Ermal Beqiri i cili dyshohet se ka vepruar si grup kriminal në bashkëpunim me biznesmenin tjetër të shpallur në kërkim, Ergys Agasin dhe ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kompania e Beqirit nuk plotësonte më kriterin e reputacionit të përshtatshëm për të kryer veprime financiare. Rezulton se Soft & Solution ishte licensuar nga banka e Shqipërisë si institucion i parasë elektronike, që prej nëntorit 2021.

Megjithatë, ky institucion nuk kishte pasur aktivitet të këtij lloji deri në vitin e kaluar, kur nisi ofrimin e shërbimeve të pagesave, nën markën tregtare ALPay, subjekt i lidhur me e-Albanian për kryerjen e pagesave për disa shërbime të institucioneve publike.

Në një precedent të ngjashëm, në vitin 2024, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vendosi heqjen e licencës të institucioneve financiare jobanka Micro Credit Albania dhe Final, pasi mori informacion se ndaj aksionarëve të këtyre subjekteve ishte vendosur masa e sigurimit personal “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Me heqjen e licensës për Soft & Solution, tanimë mbeten 10 institucione që ofrojnë shërbimin e parasë elektronike në vend. Kompania e Beqirit përfitonte miliona euro nga fondet publike nëpërmjet fryrjes së faturave të tenderave dhe punëve të pakryera. Versus.al

Poll