AKTUALITET /

"Mos na i merrni fëmijët", nëna e Martin Canit për vdekjen e 15 vjeçarit në Durrës: Shteti të zgjohet!

Florina Cani tha se institucionet duhet të reagojnë me urgjencë dhe të marrin masa.

Shkruar nga Versus

"Mos na i merrni fëmijët", nëna e Martin Canit për

Mbrëmë humbi jetën 15 vjeçari në Durrës i cili prej 10 ditësh ishte në gjendje kome për shkak të plagosjes me thikë që kishte marrë pranë zemrës nga një 14 vjeçar me të cilin ishte konfliktuar pas komenteve në rrjete sociale.

Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe Florina Cani, e ëma e 14 vjeçarit Martin Cani i cili një vit më parë u vra me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij. E tronditur ajo tha se institucionet duhet të reagojnë e të marrin masa pasi këto krime janë alarm për shoqërinë.

“Më është tronditur shpirti përsëri. Për Erjonin kam shkruar shumë herë; dua të jem zëri i fëmijëve tanë, por e vërteta është e dhimbshme. Pse nuk reagojnë institucionet? Shkolla duhet të jetë vend sigurie, jo lufte. Martini, Eraldo, Erjoni.

Emra fëmijësh që nuk duhet të ishin kurrë pjesë e lajmeve të dhunës, janë plagë për zemrat tona dhe alarm për gjithë shoqërinë. Unë kërkoj mbrojtje për fëmijët tanë. Mos na i prekni fëmijët, mos na i merrni fëmijët. Zgjohuni! Merrni masa, ndaloni dhunën. Fëmijët tanë kanë të drejtë të jetojnë”-thuhet në mesazh.

I mituri Erion Boba që u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës më 25 nëntor, ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme. Ai nuk mundi ta fitojë betejën. Versus.al

Poll