AKTUALITET /

Aksident i rëndë në rrugën-Tiranë-Durrës, mjeti shpërthen në flakë! Trafik kilometrik

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në rrugën-Tiranë-Durrës, mjeti

Një aksident i rëndë është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në rrugën Tiranë-Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Kasharit në drejtim për të shkuar në Tiranë, ku një automjet është përplasur me bordurat anësore të rrugës e më pas ka shpërthyer në flakë.

Shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë përfundoi jashtë rrugës. Drejtuesi ka marrë dëmtime të lehta për të cilat po merr trajtim mjekësor, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur të tjerë.

Makina siç shihet edhe nga pamjet, është shkrumbuar totalisht. Ndërsa si pasojë e bllokimit të rrugës për heqjen e saj, është shkaktuar trafik kilometrik në drejtim të Tiranës. Versus.al

Poll