AKTUALITET /

Moti i keq në Durrës, vdes 43 vjeçari që ra në kontakt me kabujt elektrikë në mes të rrugës

Shkak është bërë një kabëll i zhveshur elektrik që kishte rënë në mes të rrugës në zonën pranë stadiumit.

Shkruar nga Versus
Moti i keq në Durrës, vdes 43 vjeçari që ra në
Foto nga përmbytjet në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit ku një 43 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me një kabëll elektrik të zhveshur që kishte përfunduar në tokë si pasojë e motit të keq.

Tragjedia ka ndodhur pranë stadiumit të Durrësit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Viktima ka qëndruar në mes të rrugës ndërsa raportohet se momenti kur ra në kontakt me rrymën elektrike ka qenë rreth orës 06:20 të mëngjesit. Situata në Durrës paraqitet tepër problematike pasi uji ka përmbytur disa rrugë duke e bërë të pamundur të dallohen kabujt elektrikë që mund të kenë rënë në tokë. Versus.al

Poll