AKTUALITET /

Moti i keq në Kukës, rrëshqitje dherash në akse rrugore! Disa fshatra pa energji elektrike

Fatmirësisht të gjitha rrugët janë të kalueshme falë ndërhyrjes së ekipeve përkatëse.

Shkruar nga Versus

Moti i keq në Kukës, rrëshqitje dherash në akse rrugore!

Kukës- Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore nacionale. Pavarësisht kësaj, nuk raportohet për problematika në qarkullim.

Të gjitha akset janë të qarkullueshme. Në bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohet asnjë problematikë emergjente lidhur me qarkullimin.

Por si pasojë e motit të keq kanë mbetur pa energji elektrike:

Njësitë administrative Surroj, Topojan, Shishtavec, Zapod, Kolsh dhe fshati Shemri (bashkia Kukës); Nj.Adm. Lekbibaj (bashkia Tropojë); Fshatrat Vlahën, Cahan (Nj.Adm. Qendër Krumë) dhe Nj.Adm. Fajza (bashkia Has).

Furnizimi me ujë të pijshëm vijon sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës. Autoritetet mbeten në monitorim të situatës. Versus.al

Poll