
Dibër- Situata vijon të mbetet problematike në këtë qark që prej ditës së djeshme si pasojë e motit të keq. Gjatë mbrëmjes, ka patur reshje shiu dhe stuhi që ka shkaktuar probleme në rrugën nacionale “Skuraj- Burrel”.
Probleme janë raportuar edhe në Shkopet ku prej më shumë se 3 orësh, rruga ka qenë e bllokuar për shkak të gurëve dhe inerteve që janë shembur nga shpati i malit.
Në zonat rurale të qarkut raportohen rrëshqitje rruge dhe mungesë të energjisë elektrike në disa njësi administrative. Përrenjtë e lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur toka bujqësore. Versus.al

