
Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini ka publikuar së fundmi një video në profilin e tij ku duket qartë se ndodhet brenda spitalit psikiatrik ku u transferua para pak ditësh së bashku me motrën e tij Sonidën.
Të dy, pavarësisht se ishin nxjerrë më herët nga psikiatria, u transferuan sërish pasi kishin shfaqur shenja se trajtimi nuk kishte dhënë efektet e duhura. Javë më parë, Genardi dhe Sonida u futën në spitalin psikiatrik pas publikimit në rrjet të një video ku të dy shfaqeshin në gjendje të rënduar teksa Sonida ishte filmuar pa rroba.
Edhe pse për herë të dytë në psikiatri, mesa duket Genardi këtë radhë ka gjetur edhe mënyrën sesi të përdorë telefonin për të postuar në rrjetet sociale. Versus.al



