
Pas videos së publikuar nga gazetari Flamur Vezaj ku shiheshin të burgosurit e Durrësit teksa festonin e kërcenin brenda burgut, policia organizoi aksione "blic" për kontrolle nëpër qelitë e burgjeve.
Gazetari, Flamur Vezaj gjatë podkastit të tij tregoi se pas transmetimit të pamjeve ka marrë dhjetëra mesazhe, përfshirë edhe nga persona që dyshohet se ndodhen brenda burgjeve.
Shumë prej tyre i janë ankuar se publikimi i videos u ka “prishur punë”, ndërsa të tjerë kanë komentuar me ironi se tashmë u janë rritur edhe çmimet e telefonave që futen në burgje.
"Më thonë që kanë vazhduar kontrollet e vazhdueshme çdo ditë që pas publikimit të kësaj video. Më kanë shkruar njerëz pafundësisht edhe brenda burgjeve të cilët më thonë "që na prishe punë". Më kanë shkruar edhe njerëz të cilët na thonë na rrite çmimet për rritjen e telefonave, që janë komente që duket që bëhen nga njerëz që janë brenda në burgje sepse nga mënyra si të thonë dhe kur nuk identifikohen, thonë që na ke rrit çmimet. Po ka edhe nga ata që thonë që është thjesht një show kontrollet që bëjnë dhe vazhdojnë siç janë"- u shpreh Vezaj ndër të tjera. Versus.al

