AKTUALITET /

Ndenji në pyll për 30 minuta, del FOTO e 36 vjeçarit që i vendosi tritolin "Visit të Garave"

Dyshohet se Klodian Steli është pjesë e një grupi kriminal.

Shkruar nga Versus
Ndenji në pyll për 30 minuta, del FOTO e 36 vjeçarit që i
Autori Klodian Steli dhe momenti i filmuar kur largohet nga vendngjarja

Personi që shihni në foto është Klodian Steli, 36 vjeçari i cili u identifikua nga policia si autor i tritolit që shpërtheu mbrëmjen e 24 korrikut në garazhin e Elvis Kosovës “Visit të Garave”.

Dyshimet janë se Steli nga Fushë Kruja mund të jetë anëtar i një grupi kriminal. Pasi kreu aktin kriminal ai është larguar nga vendi. Por fillimisht u fut në një zonë të pyllëzuar pranë Liqenit të Thatë ku mësohet se ka qëndruar rreth 30 minuta me qëllim për të humbur gjurmët.

Më pas ka dalë në një tjetër rrugicë dhe është larguar. Policia ka gjetur automjetin e përdorur prej tij që rezultoi të jetë marrë me qira në Fushë Krujë, gjë që solli më pas edhe identifikimin e tij. Versus.al

Poll