Një kalimtar i rastësishëm, i lënduar tre ditë më parë gjatë një konflikti mes një babai dhe të bijës, është transferuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas familjarëve, Onard Memlika ndodhet në gjendje të rëndë dhe aktualisht po trajtohet në reanimacion.
I riu u plagos ndërsa ndërhyri për të ndalur sherrin mes 56-vjeçarit Mikel Ndoj dhe vajzës së tij 24-vjeçare, e cila gjithashtu kishte mbetur e lënduar.
Kalimtari i vetëm kishte tentuar të ndërhynte për të ndihmuar, por fatkeqësisht u bë viktimë e situatës.
Në njoftimin zyrtar, policia e Durrësit bëri të ditur se të dy të plagosurit ishin dërguar fillimisht në spitalin rajonal dhe nuk ndodheshin në rrezik për jetën, por me kalimin e ditëve gjendja e 35-vjeçarit është përkeqësuar./Versus.al


