AKTUALITET /

Detaje nga plag*sja në Durrës/ Autori dhe bashkëshortja ishin të divorcuar, vajza nuk e pranoi në shtëpi (Pamje nga vendngjarja)

Burime bëjnë me dije se prindërit e të resë ishin të divorcuar dhe se babai jetonte në Itali, duke tentuar së fundmi të ribashkohej me familjen.

Shkruar nga Versus
Detaje nga plag*sja në Durrës/ Autori dhe bashkëshortja ishin
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në Durrës, ku 56-vjeçari Mikel Ndoj ka plagosur me thikë vajzën e tij, Xhesika Ndoj ndërsa i lënduar ka mbetur edhe një kalimtar që ndërhyri për ta ndihmuar.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës vajzën e tij, Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12 të Durrësit.

Burime bëjnë me dije se prindërit e të resë ishin të divorcuar dhe se babai jetonte në Itali, duke tentuar së fundmi të ribashkohej me familjen.

Dyshohet se vajza nuk e ka pranuar këtë dhe konflikti mes tyre ka ndodhur në ambient të hapur, në rrugë.

Gjatë ngjarjes është plagosur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë për të ndaluar sulmin ndaj vajzës.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe, sipas bluzave të bardha, janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll