AKTUALITET /

E rëndë në Durrës, babai i shkon te puna vajzës dhe e plagos me thi*ë

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se është plagosur edhe një person tjetër, punonjës i së njëjtës agjencie.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Durrës, babai i shkon te puna vajzës dhe e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës, ku një baba ka goditur me thikë vajzën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 12 të qytetit bregdetar.

Vajza e plagosur është transportuar në spital, ndërsa gjendja e saj shëndetësore ende nuk bëhet e ditur.

Sipas informacioneve, autori ka shkuar në një agjenci imobiliare ku punonte e bija dhe e ka sulmuar me thikë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se është plagosur edhe një person tjetër, punonjës i së njëjtës agjencie.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave./Versus.al

Poll