AKTUALITET /

Ndërron jetë papritur gazetari i njohur Artur Zheji, rrethanat tragjike

Sipas burimeve zyrtare nga Spitali i Sarandës, Zheji është dërguar me urgjencë në repartin e emergjencës, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete. Dyshohet se shkaku i ndarjes së tij nga jeta ka qenë një arrest kardiak.

Shkruar nga Versus

Ndërron jetë papritur gazetari i njohur Artur Zheji, rrethanat

Bota e medias shqiptare humbi një nga figurat më të njohura dhe më të spikatura të saj gazetarin, publicistin dhe intelektualin e angazhuar Artur Zheji. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10, në një restorant pranë rrugës “Butrinti”.

Sipas policisë, ai është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit drejt spitalit. Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Sipas burimeve zyrtare nga Spitali i Sarandës, Zheji është dërguar me urgjencë në repartin e emergjencës, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete. Dyshohet se shkaku i ndarjes së tij nga jeta ka qenë një arrest kardiak. Prej pak ditësh ai gjendej së bashku me familjen në qytetin bregdetar dhe në fundjavë kishte planifikuar kthimin në kryeqytet për të rinisur punën në lidhje me emisionin e tij në Tv Abcnews "360 gradë". 

Artur Zheji ishte një figurë e rëndësishme për publikun shqiptar një mendje e mprehtë, një penë analitike dhe një zë kritik që për vite me radhë ka ndikuar në jetën publike, politike dhe mediatike të vendit. Ai njihej për komentet e tij të guximshme, analizat e thella dhe përkushtimin e tij ndaj fjalës së lirë dhe të vërtetës.

Përveç punës së tij si gazetar, Zheji ka kontribuar si publicist, pedagog, drejtues mediash, dhe gjithmonë ka qenë një zë i qartë në debatet më të rëndësishme të shoqërisë shqiptare.

 

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Infomacion paraprak

Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.



Poll