Dibër- Një 44 vjeçar i identifikuar si Medi Sina është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ndërhyrë në Urën e Vashës në Klos duke kryer ndërtim pa leje. Ndaj tij rëndojnë akuza për 2 vepra penale, “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse, si dhe duke kryer ndërhyrje dhe punime të paligjshme në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”.
Policia ka njoftuar se po vijon me monitorimin e territorit për ndëshkimin e paligjshmërive.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale. Versus.al

